Jennifer Lopez mohon thashethemet se ajo është e zemëruar me Ben Affleck pas komenteve për ish-bashkëshorten, Jennifer Garner

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jennifer Lopez e mbështet Ben Affleck në çdo vendimi dhe qëndrim të tij.

Pavarësisht raporteve të mediave se Lopez u ofendua nga komentet e Affleck në lidhje me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, gjatë një interviste të fundit me Howard Stern, këngëtarja “On My Way” thotë se thashethemet janë krejtësisht të pabaza.

“Kjo histori thjesht nuk është e vërtetë. Nuk ndihem ashtu”, është shprehur Lopez.

Ajo shton për Affleck, me të cilin ringjalli një marrëdhënie romantike në fillim të këtij viti, se e respekton për atë që është.

“Nuk mund të kisha më shumë respekt për Benin si baba, bashkëprind dhe person”, tha këngëtarja.

Nga ana e tij, Affleck, i cili ka vajzat Violet dhe Seraphina, dhe djalin Samuel me Garner, gjithashtu kundërshtoi fokusin e ngushtë të mbulimit të komenteve të tij në “Howard Stern Show”.

Gjatë intervistës, një diskutim i gjerë dhe i sinqertë për famën, dashurinë, prindërimin dhe luftën e tij të së kaluarës me alkoolizmin, aktori foli për kohën në jetën e tij kur martesa e tij me Garnerin po shkatërrohej, duke thënë “se ishte arsyeja pse fillova të pi… sepse isha i bllokuar”, shkruan People.

Affleck e bëri të qartë në një intervistë të mëvonshme në Jimmy Kimmel se ai “nuk do të donte kurrë që fëmijët e mi të mendonin se do të thoshte ndonjëherë një fjalë të keqe për nënën e tyre”.


You may also like