Jennifer Lopez konfirmon fejesën! – Revista Who

by admin
Spread the love

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë shumë pranë martesës! Ata janë fejuar dhe këtë lajm e konfirmoi për PEOPLE një përfaqësues i Lopez.

Ajo e zbuloi lajmin emocionues për rrethin e saj të brendshëm me një e-mail, të premten në mbrëmje, ku përfshihej edhe një video e saj teksa mbante një unazë diamanti.

Lopez e parapriu lajmin edhe me një video në Twitter po atë natë ku shkroi:

“Kam një histori vërtet emocionuese dhe të veçantë për të ndarë…”

Ajo gjithashtu i shtoi një emoji unaze emrit të saj në llogarinë në Twitter.

Nëse fansat duan ta shohin videon dhe detajet, u duhet të regjistrohen në faqen e JLo, ndërsa disa detaje të vogla të videos i ndau motra e këmgëtares online./revistawho.com

You may also like