Jennifer Lopez duket në formë të mirë dhe plot stil, teksa bën blerjet për festat e fundvitit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jennifer Lopez ishte në emocionet e blerjeve për festa ndërsa ishte në Los Angeles të premten (17 dhjetor)

52-vjeçarja pë dalje e saj veshi një pulovër festive dhe xhinse blu të grisura, në mënyrë që të ndihej rehat teksa vizitonte dyqanet për dhuratat perfekte për më të dashurit e saj.

Lopez zgjodhi një dukje të thjeshtë me një palë atlete të bardha. Ajo i shtoi vathë diamanti pamjes së saj dhe një pale syze dielli.

Këngëtarja vendosi gjithashtu një maskë shumëngjyrëshe për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19.

Ylli i hitit “Jenny From The Block” dukej se kishte shumë për të blerë një javë para Krishtlindjeve, pasi thuhet se kaloi tre orë duke bërë pazar në dyqanin Christian Dior në Beverly Hills me vajzën e saj 13-vjeçare, Emme.

Aktorja dhe këngëtarja u sigurua që të dilte në të gjitha dyqanet kryesore, përfshirë Christian Dior dhe Valentino, shkruan DailyMail.

Këngëtarja padyshim që ka shumë njerëz në jetën e saj për të blerë. Në fillim të kësaj jave ajo u pa në Beverly Hills duke bërë blerje tjera në dyqane që përfshinin Louis Vuitton dhe Tom Ford.


You may also like