Jennifer Lopez dhe plani misterioz për t’i dhuruar Ben Affleck një Krishtlindje të paharrueshme

by admin
Spread the love

Pas gjithë bujës që shkaktuan gjatë vitit pasi rindezën romancën e tyre të vjetër dhe u martuan, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë gati të festojnë Krishtlindjet e tyre të para si burrë e grua, ndaj ajo po përgatit diçka të veçantë për ish-yllin e Batman.

“Festa e preferuar e Jen-it janë Krishtlindjet, kështu që ajo gjithmonë nuk kursehet, por kjo është një kohë shumë emocionuese për ta si çift pasi janë Krishtlindjet e tyre të para si burrë e grua”, tha një burim për ET.

“Ben dhe Jen zgjodhën dhe dekoruan një pemë të madhe me ndihmën e fëmijëve të tyre. Shtëpia e tyre ndihet festive dhe duket e mrekullueshme me dekorime dhe gjithçka të ndriçuar”.

Sipas informacioneve të publikuara nga ET, Jennifer dëshiron t’i dhurojë burrit të saj diçka të veçantë sepse janë Krishtlindjet e tyre të para së bashku. “Ajo dëshiron që ky vit të jetë edhe më i veçantë se zakonisht dhe të krijojë tradita të reja, si familje ashtu edhe me Benin.

“Ata po planifikojnë të kalojnë pushimet së bashku me fëmijët dhe familjen e Jen-it”, thotë burimi. “Jen, nëna dhe motra e saj janë kuzhiniere të mrekullueshme, kështu që ata mezi presin të jenë me njëra-tjetrën dhe të hanë ushqim të mrekullueshëm.”

Jennifer është nëna e binjakëve Emme dhe Maxwell (14), të cilët i kishte me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Ben ka tre fëmijë nga martesa e tij me Jennifer Garner: Violet (17), Seraphina (13) dhe Samuel (10).

“Ben po planifikon t’i dhurojë Jen-it disa gjëra të veçanta dhe sentimentale që i kanë marrë shumë kohë për t’i gjetur”, thotë burimi. “Ai po planifikon gjithashtu t’i dhurojë bizhuteri të bukura dhe disa gjëra të mëdha që janë surprizë”.

Në gusht, Lopez dhe Affleck u martuan në Savana, Georgia, edhe pse një muaj më parë ata thanë “Po, e dua” në një ceremoni të improvizuar në Las Vegas.

You may also like