“Jeni duke luajtur me zjarrin, bëni kujdes!” Astrologu i njohur paralajmëron këtë shenjë

by admin
Spread the love

Horoskopi nga astrologu italian Branko për 29 tetor 2021: zbuloni si do të jetë dita e mërkurë sipas yjeve:

Horoskopi Branko, Dashi: Jeni duke luajtur me zjarrin edhe pse këtë po e bëni pa vetëdije… Sensi juaj i humorit është rritur me tepri dhe rrezikon të vërë në siklet dikë. Nga ana tjetër bëni kujdes sepse ka një shqetësim për ekspozimin në incidente që duhet t’i mbani larg.

Horoskopi Branko, Demi: Do të krijoni kontakte interesante që do t’ju hapin mundësi të reja. Miqësi të reja shumë pozitive po shfaqen në horizont. Nga ana tjetër, truri juaj duket se po kërkon momente relaksi. Jepini vetes një shans për ta bërë këtë dhe gjithçka do të jetë më mirë!

Horoskopi Branko, Binjakët: Jeni një njeri që shiheni pozitivisht nga ata që ju rrethojnë, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë dhe përfitoni prej këtij fakti. Kini kujdes megjithatë që të mos e teproni. Sa i përket shëndetit, keni nevojë për një çlirim fizik.

Horoskopi Branko, Gaforrja: Mirësia juaj do ju sjellë fat, do ndiheni të dobishëm dhe shpërblimi për mirësinë tuaj do ju kthehet. Është një kohë që mendoni se ju ka kapur staniacioni, por prisni sepse do të jeni duke bërë biseda shumë pozitive, të cilat do t’ju sjellin energjitë që deri dje mungonin.

Horoskopi Branko, Luani: Këshillë: Mos hyni në polemika absurde, shmangni diskutimet e kota! Sepse kjo e mërkurë duket se do t’i tërheqë si me magnet, ca dëshira për t’u gërricur me partnerin/en. Kjo vlen dhe në raporte pune e miqësie. Te shëndeti, bëni kujdes me ushqimin. Duket se e keni lënë pas dore të ngrënit shëndetshëm dhe është koha për ta rregulluar këtë.

Horoskopi Branko, Virgjëresha: Ata që ju rrethojnë do ju ofrojnë mundësi të reja. Gjeni një mënyrë për të përfituar prej tyre, por mos zgjidhni më të parën dhe më të lehtën nga opsionet që shfaqen. Do të jeni në mes të një vale pasioni me partnerin/en tuaj… E lodhshme, por edhe goxha emocionuese! Mos e pyesni veten, thjesht dorëzojuni pasionit.

Horoskopi Branko, Peshorja: Vendimet do t’ju duhet t’i merrni aty për aty. Dita do jetë e ngarkuar emocionalisht, por në një mënyrë pozitive. Këtë të mërkurë do të jeni më të vetëdijshëm për nevojat tuaja. Keni më shumë kontroll mbi energjitë tuaja dhe jeni në rrugën e duhur.

Horoskopi Branko, Akrepi: Keni më shumë entuziazëm dhe karizëm se kurrë, me dëshirë të madhe për të përjetuar emocione. E papritura ju shtrin dorën dhe ju ndjeni nevojën për të shpëtuar. Nëse jeni beqarë, pritet një takim befasues.

Horoskopi Branko, Shigjetari: Zgjidhni burimet e informacionit dhe sigurisht që nuk do të humbisni kohë nëse duhet të merrni një vendim. Ju duhet t’i bëni gjërat siç duhet dhe asgjë nuk ju ndalon, edhe nëse e teproni… Kjo është pika e vetme e dobët për nivelet tuaja të energjisë.

Horoskopi Branko, Bricjapi: Duket se kjo e mërkurë do të jetë një ditë e qetë… Është koha të mendoni më shumë për veten dhe ata që ju rrethojnë! Në shëndet, të shkoni në palestër ju bën mirë, por mos harroni të bëni nxemje gradualisht përpara se të bëni ushtrime të rënda fizike. Bëni kujdes edhe nga lëvizjet e papritura: Gjella me kripë, por kripa me karar!

Horoskopi Branko, Ujori: Këtë të mërkurë do të tërhiqeni veçanërisht nga përvoja të çuditshme… Ju këshilloj të mendoni për pasojat përpara se të përfshiheni. Nga ana tjetër, harrojeni botën dhe relaksohuni në shtëpi, do të jetë vërtet joshëse, merrni kohë për ta bërë këtë, pa u ndjerë në faj.

Horoskopi Branko, Peshqit: Do të keni ndjenj nevojën për një ndryshim dhe për të mbajtur distancë me disa. Bëjeni këtë, pa u ndjerë në faj. Ju duhet të jeni vetëm në paqe me veten, për të karikuar bateritë e trurit tuaj. Është një periudhë kjo, që ju lipset pak pushim.

You may also like