“Jemi në gjendje të mirë”, Imobile para duelit me Bajernin: Të mësojmë nga gabimet e tre viteve më parë

by admin
Spread the love

Sfida me Bajernin do të jetë një nga më të rëndësishmet për Çiro Imobilen, i cili është shprehur se skuadra duhet të mësojë nga gabimet e sfidës së tre viteve më parë.

“Jemi në gjendje të mirë, kemi entuziazëm. Duhet të jemi të vëmendshëm për çdo detaj që t’i vendosim ata në vështirësi. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, por nuk kemi ankth. Fitorja në Kaljari na ndihmoi. Morëm pak dritë pas disa momenteve të këqija. Ndeshja e përpara tre viteve me Bajernin është aspekti më i rëndësishëm, luajtëm keq, kështu që kemi mësuar nga gabimet tona.

Sfida me Kejn? Është gjithmonë simuluese të ndeshesh me lojtarë të tillë. Të krahasohesh me një lojtar të tillë gjatë karrierës time do të thotë shumë për mua. E kuptoj nivelin që kam arritur dhe në fund statistikat janë ato që numërohen për një sulmues”, u shpreh Imobile.

PANORAMASPORT.AL

You may also like