Jemi ndjerë të shqetësuar, për aq sa ne dimë, ai…

by admin
Spread the love

Mario dhe Joni, dy miqtë e ngushtë të Luizit ishin të ftuar së fundmi në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku kanë treguar më shumë për jetën e këngëtarit jashtë shtëpisë së Big Brother VIP. Mario dhe Joni kanë komentuar edhe sëmundjen e Luizit, ndërsa treguan se sipas informacionit që ata kanë, këngëtari nuk është i sëmurë.

“Nuk e di se çfarë mund të komentosh aty, sepse edhe ne jemi ndjerë të shqetësuar. Por sesa dhe sesi e ka interpretuar dhe për çfarë e ka përdorur, nuk mund ta komentojmë sepse ai është gjyq i kryer publikisht. Por besoj se ka ndikuar edhe pjesë që njeriu ka nevojë ndonjëherë të gjejë mjete rrethanore për t’u bërë i brishtë ose për t’u futur në konfidenca me dikë.

Edhe nëse ka pasur diçka më minore, e ka bërë pak më të madhe që të afrohet shpejt me dikë. Duke shpresuar që më mirë të jetë kështu sesa ai të ketë ndonje problem shëndetësor. Për aq sa unë e njoh, ai nuk ka probleme”- tha Mario, ndërsa miku tjetër i Luizit, Joni dha arsyet e tij.

“Luizi fle në 2 të natës, në 6 të mëngjesit e ke në këmbë. Ka presion dhe në çdo puntatë në fillim, dilte si person negativ. Mendoj se ai ka dashur të masë pulsin dhe të bëjë viktimën. Javët e para të Luizit nuk kanë qenë të mira”- shtoi Joni.

You may also like