Jemi liderë në rajon sa i përket vaksinimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ekipet mobile të IKSHPK-së gjatë së premtes kanë bërë vaksinimin e qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Niman Bardhi, koordinatori i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori” në Prishtinë, tha se mund të vaksinohen vetëm personat që e kanë dozën e parë.

“Bazuar në planin e vaksinimit ne në kuadër të planit kemi parë që të bëhet vaksinimi përmes ekipeve mobile ku për herë të parë është ngritur tenda, por kjo do të fillojë së zbatuari në nivel vendi. Sa i përket procesit teknik ne tash jemi në fazën finale dhe nga java e ardhshme do të shohim të zbatuar edhe në nivel vendi”, tha Nimani.

Ai tha se mund të vaksinohen edhe qytetarët e komunave të tjera, por që duhet ta kenë terminin, ndërsa u shpreh i bindur se Kosova është lider në rajon sa i përket vaksinimit.

“Ne qëndrojmë në rajon si lider në procesin e vaksinimit. Sa i përket interesimit të vaksinimit ne jemi brenda kuotës normale, kur flasim për tendat ato do të shfrytëzohen vetëm për dozën e parë”.

MSH-ja ka bërë të ditur se kjo praktikë do të zbatohet së shpejti edhe në komuna tjera të Kosovës.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 686 238 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 833 695 persona kanë marrë dozën e parë. Deri më 21 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 38.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Të enjten se janë regjistruar 18 raste me Coronavirus, pas testimit të 2 198 mostrave. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë./EO

 

You may also like