“Jemi kampionët e Europës, kualifikohemi në Katar”, Conte karikon Italinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Antonio Conte është bërë ditën e sotme pjesë e “Hall of Fame” të futbollit italian. Trajneri i Tottenham, i cili ka fituar titullin kampion në Itali me Juventusin dhe Interin, dhe në Angli me Chelsea, ka karikuar kombëtaren italiane.

Me të kaltrit ka një lidhje speciale, pasi e drejtoi Italinë në vitet 2014-2016. Skuadra e Roberto Mancinit do të sfidojë Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalet e fazës “play-off” të Katar 2022.

Nëse kalohet pengesa ballkanase, kampionët e Europës i pret fituesi i çiftit Portugali-Çeki për një biletë në Botëror. “Nuk kishim fat, në grup dhe në shortin e ‘play-off’.

Gjithsesi, ne jemi Italia dhe e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Jemi kampionët e Europës, nuk duhet ta harrojmë këtë fakt. Kualifikimi në Botëror nuk do të jetë një mision i thjeshtë.

Dy skuadrat më të forta, Italia dhe Portugalia bëjnë pjesë në të njëjtin grup, por e përsëris: i kemi në rregull kartat për t’ia dalë. Duhet të shkojmë medoemos në Katar”, deklaroi trajneri italian.

You may also like