“Jemi bërë si një klub fshati”, deputetja Açka thirrje SPAK-ut: Kapni ndonjë peshk të madh, jo vetëm cironka

by admin
Spread the love

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka kritikuar sot në Kuvend mënyrën se si po zhvillohen seancat plenare.

Ajo tha se Parlamenti i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me atë Europian, ku ministrat shajnë opozitën dhe qeshin, kur kryeministri ofendon deputetët e pakicës. Më tej deputetja i bëri thirrje drejtorit të SPAK-ut Arben Kraja që të kapë ndonjë “peshk të madh”, në mënyrë që të largohet me nder nga detyra.

Pjesë nga fjala e Açkës:

“Europa është fjala që kam dëfgjuar më shpesh në këtë foltore. Për fat të mirë këto dy muajt e fundit e kemi përdorur edhe më shpesh. Por në fakt me festën e pamë që gëzimi është vetëm një stoli e ftohtë e jona.

Çfarë bëni gjithë kohën në Parlament? Shani gjithë kohën opozitën. Opozita është aty për të kërkuar llogari. Çfarë lidhje kemi me europën? Shikojeni Parlamentin tonë si rreshtohen ministrat, u hapet goja, bezdisen, krruajnë mjekrën, në një moment zgjohen kur vjen kryeministri dhe i fut një të sharë opozitës. Atëherë duartrokitet fort.

Fjala më e rëndësishme është të shahet opozita, që në fakt është për të kërkuar llogari. Në parlamentet europiane vijnë ministrat që kanë lidhje me rendin e ditës, jo të gjithë, si matrioshkat, siç vijnë këtu. Renditen këtu dhe dalin secili dhe u marrin nga 10 minuta deputetëve për të thënë broçkulla.

“Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realiteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon. Një çështje tjetër që më bën përshtypje është sjellja institucionale. Mua më duket sikur jemi në një klub fshati.

Kur bëtë prezantimin e portit të Durrësit ministrja iu drejtua kolegeve me emër, që institucionalisht në qëndron. A thua po i hidhte ndonjë copë duke thënë ka edhe për ty zonjë. Nuk e di çfarë bën opozita 1, 2, 3, 4. Drejtori i SASPAC-ut bëhet menaxher i IPA-s. Thonë që e bënë shkrirjen për të mos humbur kohë. I bëj thirrje publike drejtuesit të SPAK-ut të mos merret me cironka, por të zërë ndonjë peshk të madh që të mbahet mend për punën që ka bërë”, u shpreh Açka.

You may also like