Je variles*t, ke qenë e rëndësishme në 2005

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur Big Mama ‘rindezi’ edhe njëherë debatin e vjetër me ish-konkurrenten e Përputhen dhe Big Brother, Antonela Berisha. E ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, ‘Zemër Luana‘, Big Mama deklaroi se Antonela nuk është artiste dhe këtë e di gjithë Shqipëria. Më tej ajo u shpreh se nuk e duron dot dhe deklaroi se nëse e krahason Antonelën me artistët, ata mund të ofendohen.

Por, sot ka ardhur edhe reagimi i Antonela Berishës, e cila përmes disa InstaStory-ve është shprehur se këngëtarja po sillet si një gjimnaziste me veprimet që bën ndaj saj. “E keni parasysh kohën kur jeni në gjimnaz që është cool të pish duhan, të lësh mësimin dhe të sjellësh si loqe por të sillesh në të njëjtën mënyrë kur kalon të 30-at të bën automatikisht tip “varilesh-si” dhe të vonuari në jetë?

Kështu edhe kur je vajzë të flasësh keq për vajzat e tjera/t’i tallesh, t’i lencosh/ apo të kesh përplasje direkte me ato vebale ose fizike të jep vëmendje dhe popullaritet kur je në atë fazë të jetës kur sapo të kanë ardhë periodat, ama kur je në post-menopauzë dhe ke të njëjtën sjellje…ka diçka serioze që nuk shkon”, shkruan ajo.

Në vend që të ofendohem thjesht përpiqem t’i kujtoj vetes se dhe pak është Viti i Ri, hyjmë në 2023-in dhe nuk mund ta nxjerr dot dikë shpirtërisht nga Top Festi i 2005-ës, e vetmja kohë e jetës së tij kur ka qenë relevante” – shkruan në rrjetet e saj sociale Antonela Berisha.

You may also like