Je shumë fallco si njeri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me debate të forta në shtëpinë e Big Brother VIP. Protagonistë kryesorë kanë qenë Amos dhe Luizi, teksa aktori ka pasur një përplasje të fortë me Efin dhe Kiarën. Kjo e fundit i tha Amosit se është njeri shumë fallco dhe se kur banorët  i thanë javën e kaluar që ai ka rënë në qetësi dhe nuk është aktivizuar fare në debate, ai menjëherë të nesermen, “ u zgjua”.

Ndërkaq, aktori e kundërshtoi mendimin e moderatores, duke thënë që një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë. Sakaq, Kiara përmendi edhe faktin që ai dhe Dea nuk morën pjesë në “dasmën” e saj dhe të Luizit.

Pjesë nga biseda:

Amos: Po ça problemi ke ti njëherë, se nuk e kuptoj

Kiara: Çfarë problemi ke ti në këtë rast

Amos: Ty të shqetëson fakti nëse unë e luaj këtë lojë? Se nuk e kuptoj

Kiara: Jo, mua më shqetëson fakti që ti je shumë fallco si njeri

Amos: Bravo, bravo ajo është

Kiara: Je komplet fallco

Amos: Ku bazohesh?

Kiara: Kemi qenë para dy ditësh duke biseduar dhe ishim ne që të kapëm dhe të thamë ‘Amos po rri shumë në heshtje. Bëj diçka që të zgjohesh’. Dhe fill të nesërmen iu fute lojës

Efi: Dhe e kapi me ne

Kiara: Ti Amos je xheloz sepse nuk t’u dha rasti ty dhe Deas që të ishit aty dhe ta bënit dasmën

Amos: Po të doja, e bëja. Po flet gabim

You may also like