“Je mega skuth, njeri i pabesë”, Kristi përplaset me Luizin për nominimin

by admin
Spread the love

Televotimi i kësaj jave ka qenë tema më e diskutuar përgjatë javës në shtëpi. Debatet e ashpra, tonet e larta të zonit dhe ofendimet, kanë qenë kryefjalë e çdo bisede mes tre të nominuarve Armaldos, Kristit dhe Luizit.

“Mega skuth”, “Skuth”, “I pabesë” dhe të tjera epitete të tilla përdori Kristi ndaj Luizit.

Për të ulur “gjakrat” dhe për të sheshur debatet mes tre të nominuarve, Vëllai i Madh organizoi një darkë speciale për Luizin, Armaldon dhe Kristin, në mënyrë që ata të sqaroheshin për të gjitha keqkuptimet që kishin me njëri-tjetrin.

Kristi: Mbas Kutisë së Pandorës, mendoja që ishim lidhur shumë me njëri-tjetrin, bënim biseda bashkë, qeshnim me njëri-tjetrit. Mua ma përmirësonte ditën, të them të drejtën. Ky dënimi që morëm dhe mënyra se si e trajtoi, mori meritat për veten. Ai ka luajtur me disa njerëz dhe unë jam treguar tolerant , nuk kam reaguar. Mua më preku sepse ishte marrëdhënia e dytë, që unë doja ta mbaja dhe u prish.

Luiz: Është shumë e drejtë ajo që thotë, por unë nuk kam zgjedhur që loja ime t’i pëlqejë banorëve. Unë dua të kundërtën. Do luftoj me të gjitha mënyrat që të arrij qëllimin tim. Do ketë gracka, kurthte, thika pas shpine, çdo gjë. Përgatitu.

Kristi: Reflektimin që kishe dje, mbaje. Luiz: Ti gjithmonë rikthehesh mbrapa.

Kristi: Unë doja minimunim e respektit ndaj teje. Ne kemi ndenjur bashkë.

Luiz: Ato që unë kam ndërmend t’i bëj do t’i bëj. Kristi: Unë Luizin e konsideroja mik.

Olta: Si mund ta kesh mik Luizin, kur ti thua ai bën lojë të shëmtuar? Ti çdo ditë e thua këtë. Ke thënë që ai është shembulli më i keq në shtëpi.

Kristi: Po e drejtë, por ne shpenzuam kohë bashkë. Olta: Po ti e ke sharë gjithmonë, si mund ta kem mik?

Kristi: Ajo ishte java e dytë, kur sajoi atë sëmundjen. Olta: Nuk flet një mik ashtu, ti nuk e ke patur mik.

Kristi: Nuk po thua asgjë si gjithmonë, po e devijon bisedën.

Olta: Jo nuk është e vërtetë. Të ka interesuar për lojën tënde Kristi.

Kristi: Luizi tregoi që mund të reflektojë dhe më dha opsione në tavolinë.

Luiz: O Olta nuk kemi nevojë për avokte ne moj burrneshë. Olta: Jo, nuk po bëj avokaten.

You may also like