Je lojtar shumë i fortë, nuk ta mohoj dot

by admin
Spread the love

Olta Gixhari, Tea Trifoni dhe Dea Mishel dolën në një konferencë për media mbrëmjen e kaluar, duke iu përgjigjur për 1 orë pyetjeve që banorët e tjerë kishin për ta, në prag të eliminimit të njërës prej tyre në spektaklin e së shtunës.

Në një prej pyetjeve të bëra nga Luizi, Olta nuk ka ngurruar aspak të thotë të vërtetën siç e mendon. Këngëtari e pyeti se cilin prej banorëve e mendon si lojtarin më të fortë brenda shtëpisë, teksa Olta i dha tre emra, Kristin, Maestron dhe emrin e Luizit.

Për këtë të fundit, ajo tha luan shumë fort, pavarësisht se asaj i pëlqen apo jo loja që ky i fundit bën. “Ti luan shumë fort Luiz. Këtë nuk ta mohoj dot. Është gjë tjetër nëse mua më pëlqen loja që bën ti apo jo.

Ti luan shumë fort dhe je në gjendje të krijosh situata ku mund të përfshish gjithë shtëpinë. Deri tani unë këtë nuk e kam bërë dot. Nuk po them që jam përpjekur, por deri aty nuk kam shkuar. Nuk e di a do shkoj, por ty të shoh lojtar të fortë’’ – tha ndër të tjera Olta Gixhari.

You may also like