Je i zgjuar, duhet të presësh – Shqip

by admin
Spread the love

Barcelona është duke kaluar një nga periudhat më të errëta në historinë e vetë. Katalanasit janë futur në një krizë e cila duket si një rrugë pa krye. Koeman i ka ditët të numëruara në paniknë dhe pas asaj humbjeje turpëruese kundër Benfica-s kanë nisur menjëherë të dalin në skenë alternativat për të marrë timonin e gjigantit spanjoll.

Më i lakuari është emri i Xavi-t, që prej kohësh përflitet për një rikthim në Barcelonë, por këtë herë si trajner. Por është Luis Suarez ai që e këshillon të mos nxitohet, ndërsa nga ana tjetër tregon se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes dhe mënyrës së administrimit të klubit, duke e krahasuar me një luftë gjendjen në kampin katalanas.

“Te Barcelona është një lu.ftë që po lëndon lojtarët. Unë personalisht i sugjeroj Xavi-t të presë. Nuk është koha e përkryer për të shkuar te klubi. Ai është i zgjuar, duhet të presi“, ka thënë Luis Suarez./Shqip/

You may also like