“Je i neveritshëm!”, videoja e Princit William me fotografin bëhet virale, reagon Pallati Mbretëror – Shqip

by admin
Spread the love

Është bërë virale një video e Princit William ku shfaqet i zemëruar me një fotograf që po ndjek familjen e tij teksa kalojnë kohë së bashku. Në videon e regjistruar në janar 2021 Princi William dëgjohet: “Ti ishe këtu duke kërkuar për ne”.

Më pas një grua, e cila thuhet të jetë Kate Middleton, dëgjohet duke thënë: “Ne jemi jashtë për një shëtitje me biçikletë me fëmijët tanë, të pamë pranë shtëpisë tonë”. Princi William më pas thotë: “Si guxon të sillesh siç ke bërë me fëmijët tanë? Si guxon? A po na përndjek këtu duke kërkuar ne dhe fëmijët tanë? Unë jam jashtë për një shëtitje të qetë me biçikletën me fëmijët e mi një të shtunë dhe tu nuk më jepn as emrin tënd. Ti je i egër, je i neveritshëm, vërtet je… Pse je këtu?” vazhdoi ai.

Pasi video u bë virale, ka reaguar dhe Pallati Mbretëror duke deklaruar se “Videoja është një shkelje e privatësisë së familjes.”

 

You may also like