‘Je i helmuar, s’të vjen turp’, plas ‘sherri’ mes Redi Jupit dhe Koço Kokëdhimës

by admin
Spread the love

E kishin pritur përballjen me njëri tjetrin prej kohësh. Në një emision në studion e Ylli Rakipit, Redi Jupi kërkoi të kishte përballë Koço Kokëdhimën për reformën e fundit në FSHF për të rinjtë.

E dje, përballja ndodhi në “Procesin Sportiv” të Manushit në Top Channel, por asgjë për reformën nuk u fol.

Përplasja mes Redi Jupit e Koço Kokëdhimës ndodhi në këtë emision për një skenë episodike që kujtonte Redi Jupi në një asamble jozgjedhore të FSHF-së, (por pa dhënë kohën se kur), kur sipas Jupit, “Koçon e ngacmonin dy tre presidentë të Superiores që të mos fliste”.

Akuzat për “frikacak”, “mashtrim”, “joserioz”, u bënë në fundin e emisionit, duke mos u thënë asgjë konkrete.

Në “Procesin sportiv” u fol për zbrazjen e stadiumeve nga tifozët dhe cilësinë e kampionatit shqiptar, Superioren dhe Kategorinë e Parë. Por, nuk pati ndonjë diskutim serioz apo që të zinte vend.

You may also like