Javë vendimtare për mbrojtjen e Lazios, gati një rinovim dhe një afrim i ri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të jetë një javë e rëndësishme për Lazion për sa i përket mbrojtjes që do të jetë sezonin e ardhshëm. Tuttomercatoweb ka publikuar një shkrim ku ka sqaruar situatën e rinovimit të Patric, por edhe për afrimin e kapitenit të Milanit, Alessio Romagnoli.

Në ditët e para të javës do të ketë një takim me agjentët e mbrojtësi spanjoll për të rinovuar kontratën edhe për 5 sezone të tjera. Ndërkohë që për Romagnoli situata është disi më e komplikuar.

Sipas të njëjtit burim Lazio duhet të rrisë ofërtën nëse dëshiron shërbimet e Romagnolit. Deri më tani Lotito ka ofruar për mbrojtësin italian 2.5 milionë euro në sezon. Një ofertë që është refuzuar nga Romagnoli pasi kërkon të paktën 3 milionë euro në sezon.

Megjithatë, brenda kësaj jave gjithçka pritet të marrë drejtimin e duhur. Nëse për rinovimin e Patric gjithçka konsiderohet tashmë e kryer, marrëveshja me Romagnolin është shumë pranë. Shqetësimi i vetëm është ndërhyrja e ndonjë klubi të madh që mund të bëjë Romagnolin të ndryshojë mendim. /oversport.tv

You may also like