Javë vendimtare për largimin e Sanchez nga Interi, agjenti do të udhëtojë drejt Milanos

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të jetë një javë vendimtare për sa i përket largimit të Alexis Sanchez nga Interi. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, agjendi i lojtarit Fernando Felicevich do të zbarkojë në Milano për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje.

Ai pritet të udhëtojë drejt Milanos ditën e hënë ose të martë ku do të ketë edhe një takim kokë më kokë me drejtuesit e Interit. Me shumë gjasa ky do të jetë edhe takimi vendimtar për largimin e Sanchez.

Më pas agjenenti i Sanchez do të udhëtojë drejt Marsejës për të mbyllur edhe marrëveshjen me klubin francez. Kilieni do të marrë edhe një dëmshpërblim nga Interi rreth 5 milionë euro për prishjen e kontratës. /oversport.tv

You may also like