Java e dytë e “Abissnet Superiore”, luhen sot Teuta-Bylis dhe Kastrioti-Erzeni

by admin
Spread the love

Do të startojë sot java e dytë e “Abissnet Superiore” një ekskluzivitet vetëm i Oversport dhe Tibo. Do të keni mundësi që në ekranin tonë të ndiqni dy sfidat hapëse të kësaj jave të cilat do të startojnë në orën 17:00.

Kështu sfidat që do të luhen janë ato midis Teutës dhe Bylisit, si dhe Kastrotit dhe Erzenit. Lajme të mira për Teutën që pa t’i zhbllokohet merkato dhe Renato Arapi ka mundësinë që të ketë në organikë edhe lojtarët e afruar në merkaton e verës. Teuta e nisi me humbje javën e parë përballë Laçit dhe tashmë kërkon të grumbullojë pikët e para në këtë edicion.

Një konkurrent që ende njihet shumë mirë nga ekipet e Superiores është Bylisi i cili në sfidën hapëse fitoi me rezultatin 2-0 përballë Kastrotit. Të besuarit e Arian Bellait do të provojnë të surprizojnë edhe në javën e dytë në “Niko Dovana”.

Me fitore e ka nisur edhe Erzeni debutimin e tij në “Abissnet Superiore” duke mposhtur Vllazninë me rezultatin minimal 1-0. Një fitore që i jep shumë besim Xhevahir Kapllanit dhe lojtarëve të tij se mund të dalin fitues edhe në sfidën e dytë.

Megjithatë, Kastrioti i cili në ndeshjen e parë kishte shumë mungesa, tashmë pa që merkato t’i zhbllokohet dhe trajneri Çela pritet të ketë mundësi të aktivizojë edhe lojtarët të cilët nuk i kishte në dispozicion në sfidën e parë. /oversport.tv

 

You may also like