Java e 7-të e Serie A, zhgënjejnë të mëdhatë, udhëheqin Napoli e Atalanta

by admin
Spread the love

Është luajtur edhe java e shtatë e Serie A e cila ka prodhuar në shumicën e rastev rezultate surprizë. Pothuajse të gjitha ekipet e mëdha kanë zhgënjyer në këtë javë ku janë mposhtur Interi, Milani, Juventusi dhe Roma.

Zikaltrit u mposhtën nga Udinese, Juventusi nga Monza, ndërsa kampionët në fuqi të Milanit u mposhtën në supersfidën e kësaj jave nga Napoli. Roma sakaq humbi në një duel interesant përballë Atalantës.

Ka arritur fitoren e saj në Serie A për herë të parë në histori Monza, ndërsa fitoren e parë në këtë edicion e ka arritur edhe Lecce e Empoli. Lazio mposhti me poker Cremonesen. Fituan gjithashtu edhe Fiorenitna, Spezia, dhe Sassuolo.

Pas 7 javësh, Napoli udhëheq në tabelën e kalasifikimit me 17 pikë, po aq sa Atalanta. Vazhdon ecuria e mirë e Udineses që qëndron në vendin e tretë me 16 e ndjekur nga Lazio me 14. Milan, Roma, Inter dhe Juventus mbajnë respektivisht vendin e pestë, të gjashtë, të shtatë dhe të tetë. /oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like