Java e 26-të e Serie A, të mëdhatë shohin “horror”! Asnjë ndryshim në krye

by admin
Spread the love

Është mbyllur java e 26-të e Serie A e cila ka qenë “horror” për ekipet e kreut. Asnjë nga pretendentët për titull nuk ia dolen dot të fitonin në këtë javë, pavarësisht faktit se kishin ndeshje të lehta në letër.

Kështu, siparin e hapi Juventusi i cili u ndal në një barazim në derbin ndaj Torinos. Më pas Milani u ndal nga vendi i fundit Salernitana, ndërsa Interi nga ana tjetër u mposht në shtëpi nga Sassuolo. Barazim edhe për Napolin që ngeci në shtëpinë e Cagliarit.

Kështu, java e 26 nuk solli ndryshime për sa i përket kreut me Milanin që vazhdon të renditet i pari, tashme dy pikë me shumë se Interi. Nga ana tjetër, zikaltrit u barazuan në pikë nga Napoli, por ekipi i Inzaghit ka mundësinë të rimarrë kreun pasi ka një ndeshje më pak.

Krizë totale për Atalantën që nuk ka asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit në Serie A. Për sa i përket zonës së ftohtë, asnjë ndryshim për të treja ekipet që ketë javë morën secila nga një pikë.

Javë pozitive për sa i përket Rey Manaj që shënoi edhe një gol në sfidën ndaj Bolognas. Nuk shkoi gjithçka mirë për pjesën tjetër të shqiptarëve që nuk ia dolën dot të gjenin rrugën e rrjetës ose fitoren në këtë javë. /oversport.tv

You may also like