Java e 22-të në Superiore, përcaktohen stadiumet për finalet e radhës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

E premtja rikthen Abissnet Superiore, me dy ndeshje, ndërkohë që tashmë janë përcaktuar edhe stadiumet se ku do të luhen sfidat e javës së 22-të.

Skënderbeu si zakonisht do të luajë në shtëpi, kundër Vllaznisë, kurse derbi Dinamo-Partizani në “Elbasan Arena”, prej orës 19:45.

Të shtunën luhen tre takimet e tjera. Egnatia luan në Rrogozhinë kundër Kastriotit, kurse Tirana ndaj Laçit në “Air Albania”. Sa i takon Kukësit, këtë javë do të jetë pritës në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 22

E premte, më 25 shkurt 2022
Ora 16:45 | Skënderbeu-Vllaznia
Ora 19:45 | Dinamo-Partizani

E shtunë, më 26 shkurt 2022
Ora 13:45 | Egnatia-Kastrioti
Ora 16:45 | Tirana-Laçi
Ora 16:45 | Kukësi-Teuta

/ oversport.tv

You may also like