Java e 12-të e “Abissnet Superiore” luhet në tre ditë, në Oversport dhe dy sfida të Kategorisë së Parë live

by admin
Spread the love

Janë caktuar edhe datat dhe oraret se kur do të luhet java e 12-të e “Abissnet Superiore” e shtyrë për shkak të miqësores të Kombëtares shqiptare me Katarin. Kështu, java e 12-të do të luhet në 3 ditë, më datat 12, 13 dhe 14 nëntor.

Ditën e shtunë më 12 nëntor do të zhvillohen dy sfida që do të startojnë në orën 13:00. Klasikja e Shqipërisë, ajo midis Vllaznisë dhe Tiranës do të luhet në kryeqytet për shkak se po mbillet bar i ri në “Loro Boriçi”. Sfida tjetër e ditës së shtunë është ajo midis Egnatias dhe Laçit.

Të dielën do të luhen gjithashtu dy sfida që startojnë në orën 13:00. Partizani do të luajë në shtëpi, te Kompleksi Partizani përballë Bylisit. Kastrioti do të përballet me Kukësin në Kamëz.

Të hënën është dita e derbit Erzeni-Teuta. Edhe kjo sfidë starton në orën 13:00 dhe do të luhet në Rrogozhinë për shkak se po mbillet bar i ri edhe në “Niko Dovana”.

Ndërkohë që në Oversport do të keni mundësi të ndiqni edhe dy sfida të Kategorisë së parë në kuadër të javës së 10-të. Ditën e diel në orën 12:30 do të transmetohet live Apolonia-Tomori, ndërsa ditën e hënë supersfida Korabi-Skënderbeu. /oversport.tv

You may also like