Japonia dyfishon ndihmën e saj financiare për Ukrainën në 600 milionë dollarë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri japonez Fmuio Kishida ka njoftuar se Japonia do të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën në 600 milionë dollarë, duke dyfishuar nga 300 milionë dollarët e mëparshëm si mbështetje financiare.

Kishida tha se vendimi u mor pasi Ukraina shprehu nevojën e saj për ndihmë, për shkak të përkeqësimit të situatës financiare të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë.

“Japonia do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Ukrainën në bashkëpunim me G7 dhe komunitetin ndërkombëtar,”  tha Kishida.

Masa vjen menjëherë pasi SHBA dhe Bashkimi Evropian njoftuan për ndihmë të re për Ukrainën dhe përpara një vizite të presidentit amerikan Joe Biden në rajon, ku ai pritet të vizitojë Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Kishida tha të enjten se do të diskutonte pozicionin e Japonisë mbi konfliktin gjatë bisedimeve të javës së ardhshme.

 


Top Channel

You may also like