Japonia dhuron printer dixhital për radiografi në vlerë prej 34,576 euro për spitalin e përgjithshëm Dibër

by admin
Spread the love

Më 26 tetor, Ambasadori i Japonisë, Sh.T. Hironori Sawada mori pjesë në ceremoninë e përfundimit me sukses të GGP projektit në Institucionin për Shëndet Publik (ISHP) Spitalin e Përgjithshëm Dibër. Ceremonia u drejtua nga kryetari i Komunës së Dibrës, dr. Hekuran Duka dhe drejtoresha e ISHP Spitalit të Përgjithshëm Dibër, dr. Sevdije Koxha, në shenjë mirënjohjeje për donacionin, shkruan InfoShqip.

Projekti financoi prokurimin e një printeri dixhital për radiograf Shimadzu në ISHP Spitalin e Përgjithshëm Dibër, me vlerë totale prej 34,576 euro.

Brenda një viti, printeri i ri dixhital ndihmoi spitalin tonë të kursejë më shumë se 10,000 euro, të cilat në të kaluarën ishin të nevojshme për blerjen e filmit për makinat analoge.” – tha doktor Koxha.

Më gëzoi fakti që në vitin e kaluar, më shumë se 7,000 incizime radiografike janë kryer me pajisjen e re, duke ndikuar në lehtësimin e punës së spitalit, i cili për shkak të pandemisë COVID-19 ka pasur rritje në numrin e pacientëve.” – tha ambasadori Sawada.

Në vitin 2021, COVID-19 konsiderohet nga shkaktarët primar të vdekjeve në Maqedoninë e Veriut, dhe Ambasadori Sawada ndjen kënaqësi që ky donacion do të ndikojë që njerëzit në Maqednoninë e Veriut të kenë kushte më të mira dhe më të sigurta në shëndetësi.

Gjatë vizitës, ambasadori Sawada realizoi takim të shkurtër me kryetarin e Komunës së Dibrës, dr. Hekuran Duka dhe drejtoreshën e ISHP Spitalit të Përgjithshëm Dibër, dr. Sevdije Koxha. Në takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Nëpërmjet GGP-së, deri më tani, Japonia ka financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë me një vlerë totale prej më shumë se 3 milionë euro, veçanërisht në pajisje mjekësore, rinovime klinikash dhe ambulanca. Për më tepër, Japonia ka pajisur objektet e shëndetit publik me pajisje mjekësore në vlerë prej 813,000 euro gjatë dy viteve të fundit si një ndihmë urgjente për COVID-19, pjesë e Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social dhe ndihmë shtesë jofinanciare të ofruar në ilaçe për 100 pacientë me COVID-19.

Nëpërmjet projekteve të Programit për Grante të Vogla (GGP), Japonia ka financuar rinovimin dhe blerjen e pajisjeve për më shumë se 73 shkolla dhe kopshte, 64 objekte shëndetësore dhe ka ofruar 34 automjete të specializuara për menaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve komunale për 51 komuna. /InfoShqip.com

FOTO:

You may also like