JAPONI – 37 miliardë dollarë për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi

by admin
Spread the love

TOKIO, 7 dhjetor /ATSH-DPA/- Japonia ka planifikuar të shpenzojë rreth 5 trilion jen (37 miliardë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi mes kërcënimeve ushtarake në rritje, në rajon.

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo” raportoi sot se Tokio kërkon të ketë një aftësi mbrojtëse për të goditur bazën e armikut, përballë lëshimeve të vazhdueshme të raketave balistike të Koresë së Veriut.

Sipas raporteve të mëparshme të medieve, Japonia po shqyrton gjithashtu blerjen e raketave nga SHBA-ja.

Blerja e armëve të tilla sulmuese është e diskutueshme në Japoni, duke pasur parasysh kushtetutën e saj pacifiste të pasluftës. Politika e sigurisë në vend, deri më tani është fokusuar ekskluzivisht te mbrojtja.

Megjithatë, në sfondin e një situate gjithnjë e më të tensionuar të sigurisë, vendi i G7 po kërkon të zgjerojë në mënyrë drastike aftësitë e tij mbrojtëse.

Partia qeverisëse e kryeministrit, Fumio Kishida synon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes të Japonisë në të paktën 2% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), gjatë pesë viteve të ardhshme.

“Japonia e ka kufizuar prej kohësh buxhetin e saj vjetor të mbrojtjes në rreth 1% të PBB-së”, raportoi Kyodo. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like