JAPONI – 21 tërmete mbi 4,0 ballë Rihter për 90 minuta

by admin
Spread the love

TOKIO, 1 janar /ATSH-AFP/ –  Një seri prej 21 tërmetesh me magnitudë 4,0 ballë Rihter ose më shumë goditi sot Japoninë Qendrore në pak më shumë se 90 minuta, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

”Tërmeti më i fuqishëm prej tyre është matur me magnitudë 7,6 ballë”, shtoi ajo.

Lëkundjet çuan në shkaktimin e paralajmërimeve për cunami dhe autoritetet i bënë thirrje popullatës së zonave të prekura që të strehohen në zona më të larta.

Një numër autostradash janë mbyllur.

Tërmeti më i fuqishëm, me magnitudë 7,4 ballë të shkallës Rihter, goditi sot në mëngjes Japoninë Qendrore duke nxitur autoritetet japoneze të lëshojnë alarmin për cunami dhe të urdhërojnë popullsinë e zonës së prekur të strehohet në një reliev më të lartë.

“Të gjithë banorët duhet të evakuohen menjëherë në relievet më të larta”, tha transmetuesi kombëtar NHK pasi tërmeti goditi gadishullin Noto, në prefekturën Ishikawa rreth orës 16:10 (07:10 GMT).

”Valë të rrezikshme cunami janë të mundshme në një rreze prej 300 kilometrash rreth epiqendrës së tërmetit”, tha USGS-ja/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like