Janë sanksionuar 102 shoferë në Shkup, 39 nën ndikimin e alkoolit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në territorin e qytetit të Shkupit policia dje ka shqiptuar gjithsej 102 masa, në mesin e të cilave për vozitje nën ndikimin e alkoolit 39 sanksione dhe 23 sanksione për vozitje pa patentë shoferi, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Janë shqiptuar, siç informojnë nga MPB, edhe tri masa për kalim në semafor të kuq, dy masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, dy masa për shfrytëzim të celularit, katër masa për shoferë fillestarë, pesë masa për vetura të paregjistruara, dy masa për mosdhënie të përparësisë për kalim të këmbësorëve.

Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.


You may also like