Janë gropë, shyqyr merren me ne të dy

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Amos dhe Dea Mishel duket se i kanë shpallur ‘luftë’ Luizit dhe Kiarës pas ‘dasmës’ së djeshme, ku dyshja nuk morën pjesë pasi kishin dëshirë që të ishin ata çifti. Këngëtari dhe moderatorja kanë diskutuar ditën e sotme rreth sjelljes së tyre.

Luizi është shprehur se nuk e di si e mban vendi që nuk po e sulmon dot dyshen, ndërsa shprehet se do t’i ‘zhgarravisë’ të dy. Ndërkaq, Kiara mundohet që të ruajë qetësinë e tij, ndërsa shton se Dea dhe Amos nuk kanë me çfarë merren pasi janë lojtarë shumë të dobët.

Sakaq, frika e Luizit qëndron te nominimi i Kiarës, teksa shprehet se ka frikë se ata mund të sulmojnë moderatoren e mos të merren me të.

Pjesë nga biseda :

Luizi: Nuk di sa do i zhgarravis të dy

Kiara: Qetësohu njëherë

Luizi: Se si po më mban vendi. Çfarë më ke bërë moj burrneshë. Ty a të pëlqen ky Luizi tani apo ai i datës 24 kur ke hyrë?

Kiara: I datës 24 s’më pëlqente. As i mënyrës së lojës

Luizi: As për lojë e?

Kiara: Te loja ok, por tek ofendimet kujdes, sepse nuk i kam qejf

Luizi: Nuk ofendoj më.

Kiara: Amos dhe Dea s’kanë me çfarë të merren. Shyqyr je ti e unë dhe të merren me ne. Janë lojtarë shumë të dobët, janë gropë. 1 javë e gjysmë pa folur me gojë, dje bëheshin bashkë dhe shprehnin dëshirë për t’u bërë dhëndër e nuse. Para një jave të ka thënë s’kam asnjë pëlqim, e kam shok.

Luizi: E di që do të të nominojnë për fajin tim. Sepse s’kanë asnjë arsye për të të nominuar, me ty janë mirë ata. Por fakti që më jep lumturi mua e më qeshin sytë mua, kjo të penalizon ty

You may also like