Janë disa ushqime që e përshpejtojnë humbjen e kileve, mësoji tani – Shqip

by admin
Spread the love

Disa ushqime nuk sigurojnë vetëm shëndetin por edhe japin shumë ndihmë për të ruajtur linjat trupore. Për shkak të vlerave ushqyese, këto ushqime do të ju ndihmojnë për të ngrënë më pak, të qëndroni të ngopur më gjatë dhe gjithashtu të largoni ca kilogramë të tepërt.

Salmoni: Përveç të qenit i pasur me proteina, ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme. Llojet e peshkut si, tuna, skumbri, salmoni dhe sardelet, janë burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.

Gjithashtu, shumë studime kanë treguar se të anketuarit që hanin salmon të paktën tre herë në javë kishin humbur më shumë peshë se ata që nuk e konsumonin fare.

Kastravecat: Janë ushqim ideal gjatë verës, për shkak se do t’ju rifreskojnë dhe pasi që janë kryesisht të përbërë nga uji, ndihmojnë për të frenuar urinë. Në 100 gramë ka vetëm 12 kalori, prandaj është ushqim ideal në mes të racioneve ditore.

Lajthitë: Frutat me lëvozhgë tashmë kanë zënë vendin e tyre në mesin e ushqimeve më të shëndetshme, të ashtuquajturat superushqime, pasi që kanë një efekt të dobishëm për shëndetin e zemrës dhe për të mbajtur nivele të mira të kolesterolit. Lajthitë, për shembull, janë plot me yndyrna të shëndetshme që ndihmojnë në stomak të fryrë, por gjithashtu janë të pasura me fibra, acid folik dhe kalium.

Vezët: Në vend të bukës dhe produkteve nga brumi, në mëngjes është më mirë të hani vezë. Ky ushqim përmban shumë proteina dhe ndihmon që, për një kohë të gjatë, të mos ndiejmë uri.

Një studim ka zbuluar se njerëzit me mbipeshë që kishin ngrënë vezë, për 36 orët e ardhshme hanin më pak ushqim, krahasuar me ata që kishin ngrënë ushqime të tjera.

Studime të shumta kanë treguar se proteinat e vezëve ndikojnë mirë në nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë dëshirën për ushqime të ëmbla.

You may also like