Janë caktuar dy seanca – për rikonstruimin e Qeverisë dhe për pyetje të deputetëve – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kuvendi për sot ka caktuar dy seanca. Në orën 10:00 duhet të vazhdojë seanca e 104-të, ku në rendin e ditës është rikonstruimi i Qeverisë, ndërsa në orën 11:00 është caktuar seanca e re për pyetje të deputetëve.

Mbrëmë vonë u ndërpre seanca e 104-të, ku diskutohet për shkarkimin e ministrave, ndërsa në këtë seancë është emërimi i ministrave të rinj, Krenar Loga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Kaja Shukova ministre e Mjedisit Jetësor.

Në këtë seancë duhet të shkarkohen zëvendësministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshykyr Abedini dhe Lulzim Aliu dhe të zgjedhen zëvendësit e tyre.

Seanca për pyetjeve të deputetëve mbahet çdo të enjte të fundit në muaj.

You may also like