Jam xheloz dhe impulsiv, reagimet i kam ekstreme

by admin
Spread the love

Aktori i njohur i programit “Klanifornia”, Visjan Ukcenaj është prej vitesh tashmë pjesë e skenës shqiptare, jo vetëm të humorit, por edhe teatrit. Visjani ishte i ftuar këtë të hënë në programin “Shije Shtëpie” në TV Klan, ku veç aktrimit, ndau edhe me të gjithë teleshikuesit detaje nga jeta e tij familjare.

Visjan Ukcenaj është i martuar dhe ka një djalë, teksa për pak ditë ai dhe partnerja e tij festojnë 12-vjetorin e dashurisë së tyre. Ai tregon se nuk e ka ndjerë fare këtë periudhë dhe habitet se si koha ka kaluar kaq shpejt. Gjithashtu, aktori i mirënjohur shqiptar rrëfen se është natyrë xheloze dhe shumë impulsiv, ndërsa thekson se reagimet e tij janë ekstreme.

Xhelozia është shumë specifike, sepse varet edhe thjesht nga një moment, nga një shikim. Nuk mund të mbaj mend ndonjë skenë ekzakte, por përgjithësisht i kam ekstreme reagimet e mia. Domethënë reagimet i kam ekstreme. Marr flakë menjëherë dhe pastaj qetësohem menjëherë.

Jam pak natyrë impulsive, madje një nga tatuazhet e kam “patience”. Mundohem ta shikoj shpesh, se e kam bërë që ta shikoj dhe vetë, por më shpëton. Jam xheloz, por jo fodull. Jam shumë i lumtur që nuk më ka lënë hapësirë për të pasur xhelozia absurde, por normalisht një lidhje pa xhelozi nuk ka kuptim”- rrëfeu Visjan Ukcenaj në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan me moderatoren Katerina Trungu

Lexo lajme interesante

You may also like