“Jam vonë për drekë”, ambasadori britanik nuk flet pas takimit me Kurtin

by admin
Spread the love

Ambasadorët e vendeve të QUINTI-t në Kosovë kanë zhvilluar sot takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është parë duke u larguar , por i njëjti nuk ka ka folur pas përfundimit të takimit.

“Jam vonë për drekë’’ dhe ‘’Jo faleminderit”, ka qenë përgjigja e tij e dhënë kur është pyetur nga Klan Kosova mbi rrjedhën e këtij takimi në Qeverinë e Kosovës.

Kjo vizitë e ambasadorëve të QUINT-it vjen pikërisht pas zhvillimeve në veri të vendit.

Kujtojmë se gjatë ditës së diel, një ditë para se të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, grupe të organizuara serbësh bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u maltretuan në kufi.

Tensionimi i situatës bëri që Qeveria e Kosovës ta shtyjë për muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Shtyerja për implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë erdhi nga kërkesa e SHBA-së. Kjo kërkesë u përcoll nga ambasadori Jeff Hovenier, në një takim urgjent në orët e vona me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe dy zv.kryeministrat, Bislimi dhe Gërvalla.

You may also like