Jam sipërmarrëse. Mashkulli është luks, të më plotësojë gjërat që s’mundem

by admin
Spread the love

Antonela Berisha është një nga vajzat më të komentuara të momentit në median rozë. Ish-konkurentja e programit të dashurisë ‘Përputhen’ dhe reality show-t ‘Big Brother’ ishte sot e ftuar në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ajo komentoi deklaratën e saj që ka bërë xhiron e rrjetit këto dy ditë, se “nëse burri nuk është bos, mos t’i afrohet’. Veç Antonelës, në studion e ‘Ftesë në 5’ ishin edhe të ftuar të tjerë, si poeti Albatros Rexhaj, sipërmarrësi Arbër Çepani e dy gazetaret, Albana Bejko e Eneida Xhelili.

Antonela vijoi të mbështeste deklaratën e bërë dy ditë më parë, teksa tregoi se kur ka qenë 18 vjeçe, ajo ka pasur një të dashur që merrte 1200 euro në muaj. Por tashmë, ajo është sipërmarrëse dhe shumë gjëra ia plotëson vetes, teksa e konsideron mashkullin si një gjë luksi, që duhet t’i plotësojë gruas disa gjëra që ajo nuk mund t’ia plotësojë vetes.

“Doja t’i thoja Albatrosit që unë jam dashuruar. Mundësisht kam shkruar edhe poezi. Edhe me një person që kishte një punë shumë të thjeshtë, por kjo ndodhi kur unë isha 18 vjeçe. Sot kam aspiranca të tjera. Ndryshojnë edhe kohërat. Ai ishte interior designer, kishte një rrogë minimale 1200 euro në muaj. Unë punoja në dyqan, por ishim të dy të thjeshtë.

Në këto momente unë jam sipërmarrëse. Kam biznesin tim dhe gjërat minimale ia plotësoj vetes. Femra duhet t’i ketë minimumi punën, një profesion dhe për mendimin tim mashkulli është luks. Nëse ke një mashkull, duhet të plotësojë gjëra të tjera, që nuk arrin t’i plotësosh ti”– u shpreh Antonela në emisionin “Ftesë në 5”.

You may also like