“Jam shumë e lodhur”, Sandra Bullock i jep fund – Shqip

by admin
Spread the love

Aktorja e famshme Sandra Bullock ka vendosur të shkëputet nga aktrimi. Me një karrierë mbi 30 vjeçare, Bullock na ka dhuruar filma si Miss Congeniality, The Proposal, The Blind Side, por tani është koha që ajo të bëjë pushim.

Në një prononcim për The Hollyëood Reporter, Bullock tha se mezi pret që së shpejti të ketë një orar më pak të zënë dhe të kalojë më shumë kohë me familjen e saj.

“Unë nuk dua të jem e përkushtuar ndaj orarit të dikujt tjetër përveç atij tim. Jam shumë e lodhur dhe nuk jam  e aftë të marr vendime të shëndetshme dhe të zgjuara tani”, tha aktorja dhe shtoi se është mirënjohëse për suksesin që ka arritur.

“Puna ka qenë gjithmonë e qëndrueshme për mua dhe kam qenë me fat”, tha Bullock.

You may also like