“Jam politikan dhe president, nuk jam profet”, Pendarovski: Anëtarësimi në BE, në kohë rekord

by admin
Spread the love

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në konferencën për shtyp bashkë me presidentin gjerman Frank Shtajnmajer tha se nuk është i sigurt nëse vendi ynë do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

Miku ynë Shtainmajer kishte dje intervistë për DW para se të vinte për vizitë në Maqedoninë e Veriut dhe e pyetën për horizontin kohorë nga prespektiva gjermane, a është e mundur 2030, siç deklarohet edhe te ne, thotë unë jam politikan, president, nuk jam profet. Mendoj se tuhet të mbetemi në prognozën e tij”, tha Pendarovski.

Pendarovski tha se është i bindur se Maqedonia e Veriut është një nga vendet më të përgatitura për anëtarësim në BE

Unë jam i bindur, nëse procesi i bisedimeve me BE nuk bazohet në histori, por në vlerat dhe kriteret reale të BE-së, ne do t’i mbarojmë ata bisedime në kohë rekord”, theksoi Pendarovski.

You may also like