“Jam një grua e fortë, edhe hundën e kam perfekte”, deklarata ironizuese e Fjolla Morinës

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është sërish në qendër të vëmendjes. Artistja, e cila njihet për vërtetësinë e saj në raport me publikun, përmes një postimi në Instagram, e ka konsideruar veten e saj si një “grua të fortë”.

Gjithashtu, ajo ka zbuluar se e ka një dhunti nga zoti: të nuhaturit e njerëzve “fake”. Në profilin e saj në rrjetin social Instagram, Fjolla shkroi: “Unë e konsideroj veten një grua shumë të fortë! Jeta më ka përballur me situate dhe ngjarje jo të lehta, por asnjëherë nuk jam trembur prej tyre.

Askush s’më ka falur asgjë në këtë jetë! Kam një nuhatje (dhunti nga Zoti) që me takimin e parë i kuptoj shumë mirë disa ‘njerëz’. Mjerë ato/ata që kanë miq të tillë!”, ka shkruar Morina.

Fjolla Morina është përfolur kohët e fundit për lidhjen me biznesmenin, Fisnik Sula lidhje të cilën duket se e ka hedhur pas krahëve.

You may also like