Jam në SHBA, shfrytëzoj të drejtën e pushimit vjetor – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka reaguar drejtori i Fondit Shëndetësor, Faton Ahmeti në lidhje me informatat se përkundër situatës së rëndë që kaploi institucionin që ai bashkë me Magdalena Filipovska Grashkovska e drejtojnë, ai vazhdon të pushojë jashtë shtetit. Ahmeti sqaron se ndodhet në Amerikë me ftesë të DASH-it dhe se ky udhëtim ka qenë i planifikuar prej më herët, përcjell Klan Maqedoni.

“Jam duke qëndruar në ShBA, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, në programin IVLP. Udhëtim ky i planifikuar muaj më parë. Nuk jam në pushim vjetor në ShBA! Për korrektësi ndaj institucionit ku veproj, që nga dita e parë e qëndrimit tim, jam duke e shfrytëzuar të drejtën e pushimit vjetor, dhe jo mundësinë për udhëtim zyrtar. Qëndrimi im në ShBA është i financuar tërësisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Asnjë denarë nuk i ka kushtuar buxhetit të shtetit”, thuhet në reagimin e Faton Ahmetit.

Ahmeti shtoi se ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt dhe i sinkronizuar me kolegët në Shkup./KlanMacedonia

You may also like