“Jam kosovar, jo shqiptar”, gazetari bën deklaratën befasuese, moderatorja: Jam e shokuar

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur nga Kosova, Vullnet Krasniqi ishte një nga të ftuarit e programit informativ në Euronews, “Euronews Now”, bëri një deklaratë që pakkush guxon ta bëjë. Në diskutimin që kishte të bënte me marrjen e pashaportës shqiptare nga Dua Lipa dhe koncertin e saj, ai deklaroi se është kosovar dhe jo shqiptar. “Kur më pyesin, them se jam kosovar.”

Një deklaratë që duket se shokoi “live” gazetaren e Euronews, e cila u shpreh se kjo ishte hera e saj e parë që e dëgjonte. “Deklarata që më ka shokuar është “Unë jam kosovar dhe jo shqiptar”. Ajo që the ti Vullnet dhe është hera e parë që e kam dëgjuar në jetën time, jo vetëm në studio. Ishte hera ime e parë”- tha moderatorja në studio, teksa gazetari u shpreh se shumë shqiptarë të tjerë të Kosovës mendojnë si ai.

“Ka shumë, por është një temë që jo pak kush guxon ta pranojë për shkak të gjykimit që ekziston, ende shumë i madh dhe sidomos më 28 nëntor për të bërë një deklaratë të tillë. Nuk është shumë e përshtatshme për “Patriotat e 28 Nëntorit”- tha gazetari, ndërsa moderatorja Sidorela Gjoni thotë se është e shokuar nga kjo deklaratë.

“Ishte asgjë tjetër veçse shokuese dhe tronditëse për mua ta dëgjoja, edhe sikur mos ta kisha dëgjuar në program dhe ta kisha dëgjuar mes miqsh”- u shpreh moderatorja e emisionit të lajmeve në Euronews, Sidorela Gjoni.

You may also like