“Jam i lumtur te Liverpooli, dua të qëndroj”, sulmuesi del nga merkato

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Roberto Firminho i ka dhënë fund dilemave rreth së ardhmes. Juventusi tentoi ta transferonte në Serie A dhe ofroi 22 milionë euro për kartonin e sulmuesit brazilian, por drejtuesit e Liverpoolit refuzuan ofertën italiane.

Shqip shkruan se dhe pse konkurrenca në repartin ofensiv të “The Reds” është e madhe, 30-vjeçari ka vendosur të qëndrojë në “Anfield”. Ai dhe shokët e skuadrës mposhtën dje 3-1 Manchester City në “King Power Stadium”, duke fituar Superkupën e Anglisë.

Ky trofe i mungonte Liverpoolit prej vitit 2006. Firminho e nisi sfidën si titullar dhe pas një ore lojë i la vendin uruguaianit Darwin Nunez. Në një prononcim për TNT Sport, Firminho u premtoi besnikëri tifozëve të kuq.

Jam shumë i lumtur te Liverpooli. I jam mirënjohës Zotit që ndodhem këtu dhe luaj me një klub të madh plot lojtarë të mëdhenj dhe që fitoj trofe. Vullneti im është të qëndroj, dëshira ime është të mos largohem.

Dua të vazhdoj të luaj me Liverpoolin, jam shumë i lumtur. Kjo është e gjitha që mund të them. E përsëris: dua të qëndroj te Liverpooli”, theksoi sulmuesi, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin e njohur.


Top Channel

You may also like