“Jam i çuditur nga Gjykata” Parashikimi i Nanos: Basha do të rikandidoj dhe do të fitojë

by admin
Spread the love

Analisti Mustafa Nano i ftuar në MCN TV ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike teksa e ka cilësuar Bashën një imitim të Berishës në çdo fazë.

Ai tha se dorëheqja e Bashës nuk e bind pasi motivi i tij ishte i paqartë, duke shtuar se ai do jetë kandidat për kreun e ri të partisë dhe se do të fitojë.

Pjesë nga intervista:

1- Lulzim Basha me zyrë dhe ekip të ri. Duket se ka zgjedhur të mos largohet apo mund të jetë një largim i butë?

Pasi dha dorëheqjen u zhvendos në një zyrë me një staf të vogël, pra mesa duket Basha po imiton Berishën në çdo fazë. Basha mund të jetë një nga kandidatët në zgjedhjet e partisë, këtë se përjashtoj, nuk do ja sugjeroja nëse do isha njeri i afërt të tij. Ai nuk ka bërë një dorëheqje të qartë sepse shanset ju dhanë. ‘Vendimi im është i padiskutueshëm’ ai se ka thënë këtë gjë. Ai thjesht dha dorëheqjen por la hapur derën e rikandidimit. Dhe duke parë zhvillimet pas këtij vendimi të tij, besoj se Basha do rikandidoj dhe në fund fare do të kemi dy parti.

2-As Alibeaj nuk ka apeluar ende vendimin e gjykatës që njohu statutin e Berishës. Duket sikur ka një farë dorëzimi nga grupi i Bashës. Çfarë çoi në këtë rezultat, 6 marsi, gjykata apo presioni i amerikanëve?

Vendimin e gjykatës po e qortojnë të gjithë. S’jam ekspert të gjykoj mbi vendimin por jam i çuditur që gjykata nuk ka kërkuar nga grupi i rithemelimit një përpjekje për të bërë transparente vendimet e tyre. Të garantoj një lloj transparence. Berisha mori legjitimitet dhe nga 6 marsi sepse ai ishte një test i madh. Berisha pretendon se kanë qenë x delegatë, gjykata mund të verifikonte saktësinë.

Apelimi nuk është bërë akoma dhe kjo do të thotë se ndoshta është e kot të vazhdojnë, aty ishte një kërkesë që është miratuar. Ata mund të jenë bindur se dhe po të apelosh mund të merret i njëjti vendim. Ajo që unë mendoj është se Basha do jetë kandidat dhe do fitojë sepse teksti dorëheqjes dhe motivi ishte i paqartë, fakti që ka marrë zyrë do të thotë që është mjaft aktiv dhe se ai do të rri aty kështu flasin faktet.

You may also like