‘Jam Gent Hazizi unë, pse doni të më bëni gjyqin?’, Aktori shpërthen ndaj banorëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Situata është tensionuar shumë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, teksa së fundmi duket se e gjithë shtëpia është vënë kundër Gent Hazizaj. Gjithçka ka nisur pas një debati të aktorit me Olta Gixharin, teksa duket se situata u ka dalë jashtë kontrollit.

Një koment i Gentit për Oltën, ku ai ka thënë se ‘Olta mund të hajë çdo gjë, por jo çdo gjë hahet’ e ka mërzitur shumë aktoren, e cila gjatë një bashkëbisedimi me Amosin ka thënë se nëse do të ishin jashtë shtëpisë, atëherë situata do të kishte degraduar. E duket se debati mes vetëm këtyre dy banorëve ka përfshirë të gjithë banorët e tjerë.

E për këtë gjë, Genti është kapur dhe ka shpërthyer kundër banorëve në shtëpi, pas qëndrimit që ata po mbajnë pro Oltës, pas një ofendimi të rëndë që aktorja thotë se ka marrë nga Genti. Gjatë gjithë ditës, Genti ka debatuar disa herë me Oltën, por zemërimi i tij arriti kulmin kur debatoi me Ronaldon.

Genti: Jam Gent Hazizi unë! Pse po më turreni, doni të më bëni gjyqin, ça thashë more! Ajo iu ka ngrit të gjithëve kundër meje, ça po bëni, jam rob edhe unë!

Po më fyejnë, s’kam pse kërkoj ndjesë!

Tea: Ti duhet të kuptosh që kjo është serioze!

Genti: Kush jeni ju, që provokoni, turp! Olta, Olta, Olta… turp! Unë nuk bëj intriga!

You may also like