Jam fejuar 13 vjeçe, pas dy vitesh u bëra nënë

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Blerina Balili është një nga zërat më të dashur dhe të pëlqyer të muzikës tonë popullore. Së fundmi artistja ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” ku ka rrëfyer si asnjëherë më parë historinë e vështirë të jetës së saj.

Ajo ka shokuar, e sidomos me rrëfimin për moshën e vogël kur është bërë nënë për herë të parë, ndërsa ka zbuluar se është fejuar 13 vjeçe. Ajo tha se u bë nënë në moshën 15 vjeçare dhe në moshën 25 vjeçare solli në jetë djalin e dytë.

“Unë s’ jam dashuruar. Në moshën 13 vjeçare më fejuan, pas një viti më rrëmbeu dhe kur isha 15 vjeç u bëra nënë për herë të parë. Në atë moshe ke nevoje për mësim. S’dija asgjë dhe mësova nga të tjerët.

Kanë qenë situata të vështira, jete shumë e vështirë. Jetoja me vjehrrën dhe vjehrrin ne fillim pastaj ikëm ne Greqi për një ekonomi më të mirë. Kur isha 25 vjeç solla në jetë djalin e dytë”, u shpreh ajo.

You may also like