Jam e sigurt që do dilte Kiara, Bledi i bëri nder

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sipas Olta Gixharit, mbrëmjen e djeshme do të largohej Kiara. Duke biseduar me Dean dhe Nitën, Olta tha se nga surprizat kuptoi që Kiara do largohej mbrëmë.

Dea ndau të njëjtin mendim teksa Olta vazhdoi duke thënë se cikli i Luizit dhe Kiarës ka mbaruar sepse tani ka nisur një romancë e re, me Kristin dhe Keisin.

Olta: Na e prishi Bledi dje muhabetin. Nga surprizat nga gjërat dje do dilte Kiara. Bledi e kishte problem ta priste verdiktin. Nuk e ka pasur të lehtë. Bledi s’duhet të kishte aq frikë.

Ai ishte lojtar i ri. Cikli i këtyre ka mbaruar. Ka filluar një romancë e re. Me rradhë janë gjërat. Erdhi Eva Alikaj, do iki Valbona. Gjërat kuptohen qartë. Bledi do rrinte, Kristi do bënte romancën.

You may also like