Jam e papunë! Nuk punoj se jam e bukur, i kam arritur të gjitha gjërat që…

by admin
Spread the love

Dea Mishel Hoxha është një aktore dhe blogere mjaft e famshme në Shqipëri, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar nga “Hostel By Anabel”, me rolin e saj si aktore. Së fundmi, Dea Mishel ishte pjesë e panelit të të ftuarve në “E diell” në rubrikën “Trotuar”, ku tema e kësaj jave ishte ‘Me sa lekë mund të jesh i lumtur në Shqipëri’.

Gjatë diskutimit, ajo dha argumentet e saj, ashtu sikurse edhe të ftuarit e tjerë, mirëpo Dea Mishel na habiti kur tha se falë bukurisë së saj, ajo ia del të jetojë nuk punon. Madje blogerja tregoi se ka nisur punë kur ka qenë 18 vjeçe, me një rrogë të ulët, teksa tashmë i ka të gjitha gjërat që ëndërronte kur ishte asokohe. Tani ajo ka kuptuar se e vetmja gjë që i intereson, nga të gjitha ato që ka ëndërruar është rritja që ka pasur si njeri dhe për të kanë rëndësi më shumë vlerat njerëzore sesa lekët.

Jam e papunë, nuk punoj. Unë jetoj se jam e bukur. Përtej shakave, para ca ditësh po kaloja në një rrugë që kam pas bërë kur isha 18 vjeçe që shkoja në punën time të parë asokohe. Ishte një punë me një rrogë shumë të ulët, por për mua ishte shumë gjë e bukur dhe kënaqesha shumë. Dhe po kaloja para ca ditësh tek ajo rruga dhe kuptova që në këto 6-7 vite që kanë kaluar, unë kam arritur të gjitha gjerat që ëndërroja të kisha në atë periudhë. Kam arritur të kem paratë që doja të kisha, njohjet që doja të kisha, shoqërinë që doja të kisha.

Kuptova që nga të gjitha gjërat që kam, e vetmja gjë që më intereson është rritja që kam pasur si njeri dhe marrëdhëniet që kam rreth vetes. Nuk e mohoj që paraja duhet për të jetuar mirë, por për mua ka shumë vlerë lidhjet njerëzore që ke rreth vetes” – tha blogerja e njohur në rubrikën “Trotuar”, në emisionin e së dielës në Top Channel, “E diell”.

Kujtojnë që prej kohësh Dea Mishel ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe opinionit publik, kryesisht edhe për një video të saj, ku ajo bënte humor me fëmijët jetimë, që u mor si ofenduese dhe tallëse nga njerëzit. Më pas, ajo kërkoi edhe falje publike përmes emisionit “E diell” në Top Channel.

You may also like