Jam bërë europian, do marr dy nuse

by admin
Spread the love

Rikthimi i tij në skenën e muzikës shqiptare gëzoi shumë fansa shqiptarë, të cilët prej vitesh pyesnin se ku kishte humbur këngëtari shumë i njohur, Klajdi Musabelliu. Ai mori pjesë në festivalin e Këngës Magjike këtë vit dhe rikthimi i tij u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Këngëtari ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Jeto me Orën”, në Rtv Ora me Ana Kallakun, ku foli rreth projektit të tij muzikor që e riktheu në Shqipëri, “Kthehem në shtëpi”, si edhe foli për marrëdhënien e veçantë dhe të bukur që ka me të ëmën. Ai tregoi duke qeshur se mamaja e tij është kritika e tij më e madhe për çdo gjë.

“Mami sa i përket fundvitit e di që mishin e gjelit nuk e ha. Mami im është kuzhina më e mirë në botë. Mami im quhet Zhaneta dhe i pëlqen të bëjë Zhani Cikon, të bëjë kritikun e muzikës. Mami im është kritika më e madhe, më kritikon për çdo gjë dhe sot më kritikoi se ku shkon pa rrojtur. Nuk të shkon mjekra të kam thënë mos më dil ashtu në ekran. Kjo është mami im”- tha Klajdi Musabelliu mes të qeshurash.

Më tej, këngëtari tregoi se e ëma e pyet shpesh se kur do fejohet, teksa ai i thotë me shaka se thotë se do marrë dy nuse, një që t’i pëlqejë atij dhe një të ëmës. “Këtë vit jam bërë më liberal meqë kam qenë dhe jashtë shtetit. Jam bërë më evropian. I kam thënë mamit do të marrim 2 një që të pëlqen ty dhe një që më pëlqen mua.

Ato sugjerimet që ka mami, thotë shikoje sa e mirë është kjo goca, i them “Po mirë e do? Merre mbaje. Po punoj fort dhe në këtë drejtim. Nuk mungojnë element që më bëjnë rrahjen e zemrës.” – është shprehur këngëtari Klajdi Musabelliu në emisionin “Jeto me Orën” në Rtv Ora me Ana Kallakun.

You may also like