“Jam bërë e famshme”, kamionistja shqiptare: As policët nuk më ndalojnë

by admin
Spread the love

Kamionistja shqiptare në Itali, Bianka Dervishi tregoi një rast ku ajo është ndaluar nga policia italiane, teksa udhëtonte me kamion.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Dervishi deklaroi se në një moment, ajo po bënte një video për ta hedhur në rrjetin social, Tik Tok dhe një polic i kërkoi që të ndalonte.

“Një rast ishte kur isha me telefon në dorë dhe po bëja një video. Po rregulloja telefonin dhe po bëja një video për Tik Tok-un tim.

Shikoj këtë policin që ma bën me tabelë, edhe unë ndaloj. I them, po më thoni, ec më tha nuk ka problem. Më falni edhe këtë”, u shpreh kamionistja.

The post “Jam bërë e famshme”, kamionistja shqiptare: As policët nuk më ndalojnë appeared first on Telemedia.

Lexo lajme interesante

You may also like