Jahjaga për vdekjen e Nishanit: Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish presidentja Atifete Jahjaga ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është shumë e pikëlluar për vdekjen e tij, derisa ka shtuar se me të ka pasur bashkëpunim të ngushtë gjatë mandateve presidenciale.

Postimi i saj i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Me Presidentin Nishani kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë gjatë mandateve tona presidenciale, si dhe një koordinim të shkëlqyeshëm ndërmjet të dy presidencave. I matur, pozitiv dhe shumë i përkushtuar në detyrë, Presidenti Nishani ka qenë një figurë unifikuese edhe atëherë kur polarizimet politike dukeshin të pakalueshme.
Odetës, Fionës, Ersit si dhe mbarë familjes Nishani e shtetit shqiptar, i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe! Bujari u prehtë në paqe!

You may also like