Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin

by admin
Spread the love

Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë.

Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.

Postimi i plotë i Ylber Jahiut:

“Të nderuar miq!
E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!
Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.
Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?
Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…”, ka shkruar Jahiu.

You may also like